Një deklaratë e bërë nga këngëtari Mandela Mustafa, i njohur dhe me emrin e artit si Mandi i Nishtullës ka bërë që avokatja Eni Çobani ta mendojë për pak çaste ndërrimin e profesionit.
Advertisements
I ndodhur në “Shihemi në gjyq”, në “E diela Shqiptare”, Mandi i Nishtullës akuzoi Silva Gunbardhin se kishte marrë mijëra dollarë në bashkëpunim me të e se atij i kishte mohuar të drejtat e autorësisë.
Në momentin që Gunbardhi tha se kishte ajo që kishte paguar të gjithë shpenzimet e këngës e të klipit erdhi edhe kundërpërgjigjia e kolegut.
Advertisements
Mustafa shtoi se pavarësisht kësaj, ajo kishte marrë shumë fitime, madje në një çast tha se vetëm në Amerikë kishte marrë 50 mijë dollarë. Këtu erdhi edhe reagimi i Çobanit.
Pjesë nga biseda: Silva Gunbardhi: Unë kam paguar gjithçka, veshjen klipin e kam bërë unë, shtëpinë e produksionit unë…
Mandela Mustafa: Edhe çfarë, ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj. Eni Çobani: Vërtet ka të ardhura të tilla muzika, do ndërroj profesion…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!