Asteroidi është klasifikuar nga NASA si potencialisht i rrezikshëm, një emërtim që i jepet çdo asteroidi me një diametër prej më shumë se 140 metra, që është më pak se 7.5 milionë kilometra nga orbita e Tokës rreth Diellit
Advertisements
Një asteroid i madh, rreth një kilometër në diametër, po i afrohet Tokës, por ndryshe nga filmi kaq shumë i shikuar kohët e fundit, “Dont Look Up” i Netflix , ai nuk do të zbresë në planetin tonë, por do të kalojë më 18 janar në një distancë të sigurt prej tij.
Sipas NASA-s, shkëmbi i madh hapësinor i quajtur “7482 (1994 PC1)” po lëviz me një shpejtësi prej 70,415 kilometra në orë dhe nuk do të jetë më kaq afër Tokës, sipas llogaritjeve të bëra nga astronomët e Agjencisë Hapësinore të SHBA-së.
Advertisements
Asteroidi në fjalë u zbulua në vitin 1994 dhe është zbuluar se kryen një orbitë rreth Diellit çdo 572 ditë. Në vitin 1933 ishte më afër Tokës, në një distancë prej 1.1 milion km, ndërsa është klasifikuar nga NASA si potencialisht i rrezikshëm,
një emërtim që i jepet çdo asteroidi me një diametër prej më shumë se 140 metra, që është më pak se 7.5 milionë kilometra nga orbita e Tokës rreth Diellit. Një kategori më e madhe janë Objektet Pranë Tokës (NEO), të cilat afrohen më pak se 50 milionë kilometra nga orbita e Tokës.