Moti i acartë ‘pushton’ vendin, ARRSH nxjerr njoftimin urgjent për drejtuesit e mjeteve!

Temperaturat ekstremisht të ulëta kanë ‘pushtuar’ vendin, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C

Advertisements

Si pasojë gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve se duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Advertisements

‘Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.’- njofton ARRSH.

Artikulli paraprakAkull në xhamin e përparmë të makinës? Ja metoda më e zgjuar që mund të ndiqni
Artikulli tjetër“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”/ Blogerja turke ndalon në rrugë Alban Ramosajn, ja çfarë i bën ai (VIDEO)