Mësojini tani! Këto janë të gjitha masat shtrënguese anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat anti-Covid. Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Advertisements

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, masat e reja përfshijnë kufizim të lëvizjes (prej orës 22:00 deri në orën 05:00), kufizim të orarit të punës për gastronominë (lejohet puna vetëm deri në orën 21:00), si dhe ashpërsim të rregullave për hyrje në vend.

“Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve” është arsyetimi i Qeverisë për këtë vendim.

Advertisements

Ndryshe, ditët e fundit janë rritur rastet me Covid-19, në nivel shqetësues. Vetëm dje janë regjistruar rreth 3 mijë raste./expres

Artikulli paraprak“Omicron”, flet Rakacolli: Kush është vaksinuar nuk përfundon në spital
Artikulli tjetërS’ka qetësi! Lëkundje të forta tërmeti në Greqi