Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këtë të martë ka publikuar të dhënat nga një studim i fundit ku theksohet se va ksinimi anti-Covid nuk është i lidhur dhe nuk ka ndikim në lindjet e parakohshme dhe në peshën e foshnjave.
Advertisements
Mediat e huaja bëjnë me dije se shkalla e lindjes së parakohshme ishte 4.9% në mesin e më shumë se 10,000 grave që kishin marrë të paktën një dozë të vak sinës Covid-19, shifër që për krahasim, u rrit në 7% në mesin e 36,000 grave të pavak sinuara.
Studiuesit bëjnë me dije se vak sina nuk rrit rrezikun e lindjes së një fëmije me peshë më të vogël se normalja. Rezultatet e studimit mbështesin rekomandimin e CDC në lidhje me sigurinë e va ksinimit gjatë shtatzënisë.
Advertisements
“Dëshmitë për përfitimet e va ksinimit gjatë shtatzënisë vazhdojnë të rriten, duke përfshirë zbulimin e antitrupave në gjakun e kordonit kërthizor,” theksojnë studiuesit që ishin pjesë e studimit.
Ndërkohë pjesë e studimit ishin gratë që mbetën shtatzënë midis muajve maj dhe tetor të 2020, domethënë përpara se vaksinat të bëheshin të disponueshme. Pothuajse të gjithë ata që u va ksinuan e bënë këtë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Rreth 96% morën të paktën një dozë të një vaksine mRNA nga Pfizer-BioNTech ose Moderna, ndërsa pjesa tjetër bëri vaksinën e monosodiumit Johnson & Johnson dhe nga rezultatet nuk u vunë re ndryshime pavarësisht va ksinave që u përdorën.
Ndërkaq nga studimi janë përjashtuar dozat përforcuese dhe vaksinimi në tremujorin e parë të shtatzanisë pasi nuk ishin të disponueshme në atë periudhë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!