Goditje e bujshme e Teutës, në ditët e fundit të merkatos së dimrit. Klubi durrsak ka zyrtarizuar sot afrimin e ish-lojtarit të kombëtares kuqezi, me eksperiencë në disa klube dhe shtete të huaja, Jahmir Hyka.
Advertisements
Mbetet të shihet forma e tij sportive, por 33-vjeçari ka një eksperincë të madhe, edhe me kombëtaren kuqezi (47 ndeshje), një talent të lindur, ndaj pritet t’i bëjë shumë punë skuadrës durrsake. Me siguri, ai vjen të zërë vendin e Kallakut në “kullën e regjisë” së bregdetarëve.
Ja njoftimi i Teutës me këtë rast: “Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta. Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.
Advertisements
I lindur më 8 mars 1988, Hyka ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar jashtë me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Afrimi i Hykës në skuadrën tonë do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi”.