Një ngjarje tepër e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premte banorët e Kucovës, pasi një 64-vjecare u gjet në kanal e gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.
Advertisements
Viktima u identifikua si Fatime Suli, e cila ishte vrarë nga komshiu i saj Fetah Marra, 58-vjec, pas një sheri të ccastit, sic pretendon autori. Dyshohet se ai ka tentuar ta perdhunoje.
Në dëshminë e tij para hetuesve, Marra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, duke rrëfyer se viktima kishte refuzuar t’i jepte mbrapsht shumën 600 mijë lekë që i kishte marrë borxh.
Advertisements
“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.
Banorët e zonës ishin ata që kishin parë autorin të largohej dhe mësohet se ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.
Dhe nga ekzaminimi i bërë në morg, Fatime Suli rezulton se është mbytur dhe trupi i pajetë është hedhur në afërsi të shtratit të lumit Devoll.
(E.H/Faxweb.al)