Duke filluar nga dita e sotme, do të kërkohet karta e vaksinimit për të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohet, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.
Advertisements
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës për të vendosur në fuqi masa të jera për të gjithë punonjësit e administratës, por edhe ata të qendrave tregtare dhe marketeve.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi në mbledhjen e fundit se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.
Advertisements
MASAT NË FUQI:
– Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
- Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
• Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
• Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigen brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
• Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
• Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
• Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetizolohen për një periudhë 10-ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
– Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
– Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
- Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj., e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
– Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj., deri në 30 % të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!