Mandin e kanë vjedhur dhe te “Tequila Vava” e Flori Mumajesit? Këngëtari i kthehet Silvës: Kujdes ça je t’u fol se…

Mandi i Nishtullës mesa duket është këngëtari që ka përfituar më pak të ardhura ndonëse zëri i tij karakteristik ka bërë që disa këngë të marrin famë në mbarë botën.

Advertisements

I tillë ishte edhe rasti i trajtuar sot te “Shihemi në gjyq”, ku pas rreth 10 vitesh nga hiti “Të ka lali shpirt”, Mandi u përball me Silva Gunbardhin, të cilën e akuzon për vjedhe të të ardhurave.

Por ndonëse ata arritën të pajtohen me ndërmjetësinë e Eni Çobanit, duket se kjo s’është e para herë që Mandin e përdorin, pa i dhënë atë që i takon.

Advertisements

Gjatë debatit, Ardit Gjebrea e pyeti pikërisht për këtë, nëse ka patur raste të tjera që në këngë të famshme përdorej zëri i tij, por duke ia “zhdukur” emrin nga çdo bashkëautorësi.

Silva aludoi se një rast i tillë mund t’i ketë ndodhur te kënga “Tequila Vava” e Flori Mumajesit.

Pjesë nga debati:

Ardit Gjebrea: Kur ti ke ke kënduar më përpara këngë, ka patur raste që nuk ta nxirrnin emrin fare, por vetëm zërin?

Mandi: Jo

Silva: Tequila Vava. Më duket?

Mandi: është e Mandit, e di gjithë Shqipëria, me Flor Mumajesin dhe me Doktor Florin që u bë për rahmet

Silva: Të kishin vendosur emrin atje?

Mandi: Kujdes se ça je duke fol se nuk ishe fare në atë këngë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Evropa të zgjerohet nëse do të kapërcejë krizën”/ Romano Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë dhe vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet edhe çështja e kufijve
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 3 janar 2022