Lëshimi i raketës nga Korea e Veriut, Shqipëria kërkon mbledhjen urgjente!

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet me dyer të mbyllura sot për të diskutuar lëshimin e një rakete hipersonike nga Korea e Veriut.

Advertisements

Takimi u kërkua nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, tre nga pesë anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit si dhe nga Shqipëria dhe Irlanda.

Takimi i Këshillit të sigurimit vjen pasi të mërkurën e 5 janarit, Koreja e Veriut dhe lideri i saj, Kim Jong-un, raportuan se kanë testuar me sukses disa raketa hipersonikë.

Advertisements

Nuk pritet që të ketë ndonjë deklaratë të përbashkët pas takimit, tha një diplomat për “france24”.

Artikulli paraprakNuk kishte ndodhur më parë/ Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën
Artikulli tjetërShyhrete Behluli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja