Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Shpërthimi i bombolës 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi.
Advertisements
Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli, i cili ka qenë duke gatuar në momenti që bombola ka shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.
Advertisements
Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera. Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime të moshuarin, që jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjen së bashkëshortes së tij.