Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, shoferja përplas këmbësoren

Një aksident është regjistruar sot në Fushë-Krujë, ku për pasojë një këmbësore ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, tek Qendra Shëndetësore.

Advertisements

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren me inicialet M. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Artikulli paraprakOriola Marashi në “Big Brother VIP”? Ja çfarë thotë mamaja e saj
Artikulli tjetërI fundit/ Abuzoi me vajzën e mitur, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)