“Kush të kritikoi Arbri apo Balina?”/ Nuk ndalet Beniada, bën gafën epike

Beniada Nishani është një ndër banoret e ‘Big Brother VIP’ më të pëlqyera për publikun edhe për gafat e saja epike. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotshëm Beniada ka bërë një tjetër deklaratë epike.

Advertisements

Teksa po fliste me Monikën për kritikat që mori bashkë me Arjolën nga opinionisti Arbër Hajdari mbi një deklaratë për femrat në shtëpinë e Big Brother, Beniada theksoi se ajo nuk duhet ta ketë mendjen te kritikat e një opinionisti të vetëm.

“Nuk e di kush të kritikoi, Arbri apo Balina, por ata janë thjesht një banor i Shqipërisë. Shqipëria ka 100 mijë banorë, ka pafund mendime të tjera. Nuk ke pse prekesh”, – u shpreh Beniada.

Advertisements

Një shifër e nxituar kjo nga Beniada, pasi aktualisht në Shqipëri janë 2.8 milionë banorë.

“Mos kalo dy ditë e mërzitur dhe e rënduar. Bëhu e fortë dhe vazhdo rrugëtimin tënd. Ti ke kaluar situata shumë më të vështira këtu, si për shembull problemin e atëhershëm me Fifin. Mos e rëndo veten”, – i tha Beniada më tej Monikës, e cila mbrëmë ishte shumë e mërzitur.

Artikulli paraprakBota e artit në zi/ Aksidenti i rëndë automobilistik i merr jetën në moshë të re aktorit të njohur
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e diel 30 janar 2022