Komentet negative nga njerëzit për trekëndëshin me Borën dhe Donaldin, reagon familja e Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka qenë një nga banoret e Big Brother VIP që është komentuar shumë në rrjete sociale pas lidhjes me Donald Veshajn.

Advertisements

Këngëtarja mori komente të shumta negative, pasi publiku e pa sikur ajo ndërhyu në lidhjen e Donaldit me Bora Zemanin, duke qenë se edhe u fut me vonesë në shtëpi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Duke qenë të vazhdueshme këto reagime negative ndaj saj, familja e Beatrixës ka reaguar përmes llogarisë së këngëtares.

Advertisements

“Se në një vend si Shqipëria ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji nuk pres asgjë më shumë sesa komente dhe opinione dashakeqe për Beatrixën dhe linçimin publik ndaj saj pas çdo fjale e gjesti brenda shtëpisë së BBV”, thuhet në një pjesë të reagimit.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV.

Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara.

Per kedo qe nuk e ka kuptuar dhe ka nevoje t’i thuhet shkoqur: Per Beatrixen, Donaldi eshte pjese e rendesishme e jetes personale te saj, brenda dhe jashte shtepise se BBV, po aq sa shpresoj te jete e vertete edhe e anasjellta. Per Beatrixen, Donaldi eshte po ashtu pjese e lojes brenda ne BBV po aq sa c’eshte e vertete e anasjellta.

Ndoshta “gjyqtaret” e ceshtjes Trixa-Donald kane pasur fatin te gjejne dhe te jetojne nje dashuri pa ulje e ngritje, pa zenka dhe hatermbetje, vetem ylber dhe flutura ne stomak. Kjo eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi njeriut ne jete, por pse ju duket kaq anormale kur shihni Beatrixen dhe Donaldin ne nje klip qe diskutojne per pritshmerite qe kane per njeri-tjetrin dhe lidhjen e tyre? Pse ju duket kaq anormale qe ne momente te veshtira Trixa kerkon vemendjen e te dashurit te saj? Mbi te gjitha, pse sajoni histori sikur Trixa ka hyre ne ate shtepi vetem per t’u lidhur me Donaldin?

Ne jete kam marre nje mesim shume te rendesishem: Ki qellime ne jete, por nese rruges te shfaqen mundesi te bukura, nuk duhet t’i lesh pa i kapur thjesht sepse nuk ishte gjeja qe po kerkoje. Me kete dua te them qe Beatrixa nuk u fut ne BBV per te gjetur burre, por per te fituar € 100,000 sikurse te gjithe. Kjo s’do te thote qe beri gabim qe i dha nje mundesi lidhjes me Donaldin. Dhe ne fund vertete mund t’i humbase te dyja, por mos u merzisni nese ju zhgenjen.

Shpërndaje

Artikulli paraprakNgrihet alarmi! Një sëmundje e re misterioze po prek kryesisht të rinjtë
Artikulli tjetërSkandali me pagat/ Ja nga rrodhën të dhënat personale të qytetarëve: Dolën nga e njëjta linjë…