Këngëtarja çeke Hana Horka, një kundërshtare e vaksinimit kundër koronavirusit, ka vdekur në moshën 57-vjeçare pasi u infektua qëllimisht me virus për t’u bindur se ai ekziston, njoftoi familja e saj.
Advertisements
Djali i saj Jan Rek tha për radion publike iRozhlas.cz se nëna e tij refuzoi të vaksinohej dhe e ekspozoi qëllimisht veten ndaj virusit me të cilin ai dhe babai i tij, të dy të vaksinuar, u infektuan para Krishtlindjeve.
“Ajo vendosi që do të jetonte normalisht me ne dhe do të preferonte ta merrte virusin sesa të vaksinohej”, tha Rek.
Advertisements
Dy ditë para vdekjes, këngëtarja e grupit folklorik çek Asonance shkroi në rrjetet sociale: “Kam mbijetuar… Tani do të ketë koncerte, teatro, sauna, udhëtime në det”.
Në Republikën Çeke, prova e vaksinimit kërkohet për të hyrë në evente të ndryshme. Djali i saj fajësoi antivaksinuesit lokalë për vdekjen e nënës së tij dhe tha se ata e kanë “gjakun e saj në duart e tyre”.
“Unë e di saktësisht se kush e ka formuar mendimin e saj. Më vjen keq që ajo u besoi më shumë të huajve sesa familjes dhe tezave të saj për fitimin e imunitetit natyror ndaj ekspozimit ndaj sëmundjeve”, tha Jan Rek.