Einxhel është surprizuar nga dy mikeshat e saj të ngushta.
Advertisements
Argjira dhe Fjoralba, dy moderatoret e njohura hynë në shtëpi për të motivuar dhe këshilluar shoqen e tyre.
Të dyja nuk kanë nguruar që përveç përqafimeve t’i japin edhe disa këshilla.
Advertisements
‘’Lufta jote është e vështirë, ke rrugëtim me gunga por e meriton ashtu si të gjithë të tjerët. Karaktere si ty lufton vazhdimisht derisa përqafohen përfundimisht’’,- tha Fjoralba.
Gjithashtu një koment ato kishin rezervuar edhe për marrëdhëniën e saj më Dagz, çift të cilin ato e përkrahën publikisht.
‘’Jeni shumë të mirë të dy, Dagz është një djalë fantastik. Tani ke një person qëmund të të dëgjojë pa u lodhur ato bisedat e tua në mes të natës’’,- tha Argjira.