Wake Up – Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” u dha si sfidë banorëve që të improvizonin në shtëpi disa nga programet që transmetohen në Top Channel. Yjet ndanë rolet dhe emisionet dhe pasi u përgatitën i shfaqën ata për njëri-tjetrin dhe publikun.
Advertisements
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, teksa Isli Islami ishte live me emisionin “Wake Up” bëri një lidhje të drejtpërdrejtë me shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Moderatori i njohur u la drejtimin e programit dy banorëve, Einxhel dhe Donald.
Këta të fundit ishin drejtpërdrejtë me “Wake Up” për gjysmë orë dhe e gjeni dot se kë intervistuan? Opinionistin e “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, të cilit i bënë pyetje nga jeta private deri tek ajo profesionale.
Advertisements
Një pjesë e shkurtër e intervistës:
Donaldi: Unë doja të dija në fakt për të tashmen. Arbër si është jeta jote dashurore?
Arbëri: Është shumë mirë Donald. Jemi në një fazë shumë interesante
Donaldi: Çfarë faze është kjo Arbër?
Arbëri: Kjo është faza që po mendoj se si ti propozoj për martesë
Einxhel: E di e fejuara juaj se ti po e mendon këtë?
Arbëri: E kam lënë në gjumë
Donaldi: Domethënë ka një bashkëjetesë në mes. Të sugjeroj që të mos vonosh shumë, se fakti e ka dëgjuar do të thotë…
Arbëri: Shiko Donald nëse ke ndonjë ide mund të më ndihmosh
Donaldi: Nuk besoj se duhet të ta them këtu se do e marrin vesh të gjithë. Prit edhe… nuk e di sa, se ndoshta dal edhe me këtë nominim, nuk i dihet
Arbëri: Tani sido që të shkojë puna, dije se ne propozim e martesa para se të mbarojë BB VIP nuk bëjmë. Nuk ka as dasma, as lajme, ka vetëm “Big Brother”