Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Hysen Rama ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Glamour Zonë’, ku foli për eksperiencën e tij në formatin televiziv shumë të komentuar.
Advertisements
Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin.
Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi, ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë. Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.
Advertisements
Hyseni ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhu nës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dh unës sa kanë qenë në lidhje.
Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dhu nën për të dalë nga situata.