Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emsionin ‘Breaking’ në Top News piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka bërë surprizën e Monikës por edhe dhjetra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e izoluar brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.
Advertisements
I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.
Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë meszh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
Advertisements
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.
Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh.
Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.
I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh.”- tha Arbër Xhaja.