I injektoi nxënësit vaksinën anti-COVID, mësuesja arrestohet nga policia

Mësuesja e një shkolle në Nju Jork është arrestuar pasi dyshohet se i ka injektuar vaksinën anti-COVID nxënësit të saj.

Advertisements

Laura Russo e kreu injeksionin në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk ka asnjë kualifikim mjekësor.
54-vjeçarja u arrestua në mbrëmjen e Vitit të Ri dhe mund të përballet me 4 vite bu rg.

Mediat e huaja raportojnë se 17-vjeçari e kishte kërkuar vaksinën.

Advertisements

Është ende e paqartë se cilën vaksinë injektoi Russo te nxënësi i saj apo edhe si arriti ta merrte.

Deri më tani, në SHBA lejohet vetëm vaksina Pfizer për personat nën moshën 18 vjeç.

Injeksionet e vaksinës mund të jenë të rrezikshme nëse nuk kryhen si duhet. Doktorët dhe punonjësit e licensuar të mjekësisë duhet të verifikojnë vërtetësinë dhe datën e skadencës

Artikulli paraprakLajmi fundit/ MSH publikon shifrat: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërÇadrat me vete! Ju njohim me parashikimin e motit për ditën e enjte