I fundit Përplasja me armë ku mbetën të plagosur 3 shqiptarët, policia zbardh ngjarjen (detaje)

Një përplasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Greqi, ku u përfshinë dhe shqiptarë. Këta të fundit u plagosën rëndë, ndërkohë që mediat greke raportojnë se në përplasjen me armë kanë qenë të pranishëm dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në Voula, ndërkohë kamerat kanë filmuar autorët teksa largoheshin me vrap.

Nga të shtënat u plagosën 5 persona. Mediat helene raportojnë se shqiptarët, të moshës 36, 40 dhe 48 vjeç u qëlluan me armë në bark dhe gjoks.

Advertisements

Dy persona të tjerë, një 33-vjeçar grek dhe një irakian 35-vjeçar, kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditjet me thikë, grushte dhe shkelma.

Në vendngjarje janë gjetur armë, thikë dhe njolla gjaku.

Ndërsa ditën e sotme media greke “Kathimerini” shkruan se një rol qendror në ngjarje ka pasur grupi i “Ilioupolit” ndërsa dyshohet se dyshohet se shkak është bërë larja e hesapeve nga trafiku i drogës.

Artikulli paraprakE rëndë në qytetin shqiptar/ Fëmija qëllon me thikë të rriturin në hyrjen e shkollës (Detaje)
Artikulli tjetër“Qenke ka…”/ Mevlani vonohet në takim, ‘shpërthen’ Rrushja