I fundit/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë!

Distria Krasniqi e ka vazhduar rrugën e suksesit.

Advertisements

Xhudistja pejane ka shkëlqyer sot në “Grand Prix Almada 2022”.

Kampionia olimpike ia doli ta fitojë medaljen e artë në garën që po mbahet në Portugali. Krasniqi i deklasoi një nga një kundërshtaret në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku u rikthye pas pensionimit të Majlinda Kelmendit.

Advertisements

Aty ia doli ta mposht me Ippon, Joana Diogon. Në këtë rast, Krasniqi iu hakmor portugezes vendëse, e cila në rrethin e parë e kishte eliminuar shoqen e saj, Erza Muminoviq.

Edhe garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua në rrethin e parë nga italiania Miriam Boi.

Artikulli paraprak‘Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”/ Paralajmëron Tasim Mehmeti: Ky Edi Rama që se duan këta do bëhet mbret së shpejti
Artikulli tjetërBora mungon sërish në Përputhen, bën reagimin e saj të parë (FOTO)