Humbi pak ditë më parë njeriun më të shtrenjtë, Aurela Basha mes dhimbjes jep mesazhin prekës

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për humbjen e babait të saj Xhafer Isufi, i cili u nda nga jeta më 20 janar.

Advertisements

Aurela Basha ndan dhe një mesazh për frymën me të cilën është edukuar dhe rritur nga babai i saj, duke shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe respektin që ka lënë pas.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Advertisements

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. ”, shkruan Aurela Basha.

Artikulli paraprak“Mjaft i torturuat”/ Shpërthen keq ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ dhe ka dy fjalë për historinë Bora-Donald-Beatrix
Artikulli tjetërE hidhur! Sporti shqiptar në zi, shuhet ish-kampioni i njohur i vendit tonë