“Gjithçka ishte e mbuluar nga tymi”/ Vdekja e 67-vjeçarit në Korçë, flasin dëshmitarët: Jetonte i vetëm, theva xhamat por…

KORÇË
Edmond Ramollari është 67-vjeçari që humbi jetën në Korçë pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët.

Advertisements

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se Ramollari, babai i katër fëmijëve, jetonte i vetëm, teksa fqinjët kanë parë zjarrin dhe janë përpjekur ta ndihmojnë, por për shkak të tymit nuk kanë mundur ta nxjerrin.

Fëmijët e 67-vjeçarit jetonin në Greqi dhe për të kujdesej një mbesë. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por burime bëjnë të ditur se shtëpia që u dogj nuk ishte e tij, por e një të afërmi që nuk jetonte në Korçë.

Advertisements

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një ngrohëse elektrike që ka bërë të marrë flakë një batanije dhe më pas krejt banesa.

Informacion paraprak
Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Artikulli paraprakPërgjimi i Veliaj nga FSHF/ Rama: Ka qenë një bisedë mes çunave të kalçetos!
Artikulli tjetërSali Berisha çohet në mes të emisionit dhe i merr shkopin, ja çfarë bën Fefziu