Gazment Bardhi ‘plas bombën’: Keta janë kriminelat që shoqërojnë Berishën kur shkon te selia e PD (EMRAT)

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e kësaj të premteje nga selia e blu. Ai ka thënë se një person i skeduar për vrasje dhe një tjetër për drogë, shoqërojnë ish-kryeministrin Berisha kur shkon para selisë.

Advertisements

“Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc dhe mundësi që PD ta kthejë në bunker ku të strehohet ai dhe familja e tij e shpallur non grata. Të strehohen trafikanët droge të dëbuar nga Britania. Vjen këtu me trafikantë droge dhe flet për vrarës.

Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën kur vjen në PD, por shoqëron Sali Berishën. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, edhe pse është zyrë që paguhej nga PD që të ushtronmte veprimtarinë e tij dhe Berisha. Këto janë fakte”, tha ndër të tjera Bardhi.

Advertisements

Pjesë nga deklarata e Sekretarit të PD:

Edhe sot paralajmëroi akte dhune në selinë qëndrore të demorkatëve. Absurdi i protestës që ka thirrur për hallin e tij, kërkon ta kthejë selinë qëndrore të PD në një bunker për një person të shpallur non grata. Ne kemi kërkuar që ditën e parë që Sali Berisha dhe ata që e mbështesin të diskutojmë në institucionet e partisë. Por zgjedhja që kanë bërë është sjellja permanente si celulë ilegale.

Erdhën këtu dhe folën për të vdekur në listat tona. Na thoni emrat.

Kanë një muaj që kanë premtuar transparencë financiare për mitingun luksoz të 11 dhjetorit dhe sot fshihen pas lajmeve me adezivë. Janë tmerruar për adezivët, për banderolat në PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të anëtarëve, të këshillit kombëtar.

Erdhi sot në shkallët e partisë për të lëshuar gënjeshtrat e radhës.

Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc dhe mundësi që PD ta kthejë në bunker ku të strehohet ai dhe familja e tij e shpallur non grata. Të strehohen trafikanët droge të dëbuar nga Britania. Vjen këtu me trafikantë droge dhe flet për vrarës.

Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën kur vjen në PD, por shoqëron Sali Berishën. GFatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, edhe pse është zyrë që paguhej nga PD që të ushtronmte veprimtarinë e tij dhe Berisha. Këto janë fakte.

Demokratët nuk do përplasen me demokratët për hallin e Sali Berishës.

Artikulli paraprakDetaje të reja nga 3-vjeçari që humbi jetën në Fier, me të nxira rreth qafës dhe…
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Regjistrohen 144 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ja sa humbje jete në 24 orët e fundit