Intervista e ish-kryeministrit Sali Berisha në një televizion në Kosovë është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të forta me gazetarin Imer Mushkolaj.
Advertisements
Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri duke e konsideruar ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.
Berisha iu kundërpërgjigj duke e quajtur skllav, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.
Advertisements
DEBATI
Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro
Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.
Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!
Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.
Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.
Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.
Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.