Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Dhe duke qenë se publiku i do shumë, kurioziteti rreth jetës private të tyre është i madh ndonëse ata janë hermetikë.
Advertisements
Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, Diellin. Por, nuk na kanë treguar asnjëherë planet e tyre rreth zgjerimit të familjes. Së fundmi, Arbana ndodhet me pushime në Turqi me Jonin. Së bashku ata po vizitojnë vende të ndryshme, mes të cilave edhe një vend ku fëmijët mund të luajn me kukulla beba dhe të “kujdesen” për ta.
Arbana ka ndarë një video në Instastory të Jonit teksa luan por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi. “Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin. Deri tani nuk ka ende një reagim nga regjisori por jemi shumë kuriozë.
Advertisements