Festimi me shqiponjë i Armando Brojës bën “armik” pronarin serb të Southampton

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Ose më saktësisht, festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Sauthempton.

Advertisements

Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd. Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Sauthempton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë. Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme.

Advertisements

Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme. “Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “United Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media.

Sulmi në Serbi ndaj Sholak vjen për faktin e thjeshtë se ai është një nga financuesit e opozitës së Alaksandar Vuçiç dhe mediat pro-qeveritare, tashmë gjejnë çdo mënyrë për ta sulmuar atë. Përfshirë edhe gjestin e Armando Brojës, duke transformuar edhe festën e një goli, në një shfaqje nacionalizmi.

PANORAMASPORT.AL

Artikulli paraprakErdhi i ftohti ekstrem, Bashkia ‘ngre’ alarmin për qytetarët: Mund të ngrijë uji në tubacione
Artikulli tjetër“Mos më sfido, ta marr burrin…”/ Biznesmani g*y ‘kërcënon’ Dorina Memën