Advertisements
Dëbora është shtruar në rërën e Shkretëtirës së Saharasë pasi temperaturat në vend u ulën nën zero.
Advertisements
Ky është një fenomen i rrallë që ndodh në shkretëtirën më të madhe në botë ku temperaturat kanë shkuar deri në 58 gradë Celsius.
Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur disa pamje mbresëlënëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në Algjerinë veriperëndimore. Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian ka rënë në -2C dhe akulli krijoi modele mahnitëse në rërë.
Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbore, ndërsa rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ndodhet rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.