“Fatimen e vrava se nuk më jepte lekët që i ndërzeva dhitë”/ Detaje të rënda nga krimi i tmerrshëm në Kuçovë

E pabesueshme por e vërtetë! Krimi ‘horror’ në fshatin Kozare të Kuçovës ka ndodhur për një borxh 6000 lekë që viktima i kishte autorit të krimit, Fetah Marra.

Advertisements

Këto para, e njdera Fatime Suli ia kishte borxh 58-vjeçarit Fetah Marra, përshkak se cjapi i këtij të fundit i kishte ndërzyer dhitë e 63-vjeçares.

I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët.

Advertisements

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 63-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km larg banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra.

(E.H/Faxweb.al)

Artikulli paraprak“Po ti qenke vërtetë një femër e ulët”/ Shoku i ish-burrit të Monikës ofendon rëndë aktoren: “Një ndyrësirë, ti e ke tradhtuar” (FOTO)
Artikulli tjetërFifi ka dy fjalë për Bora Zemanin dhe Beatrixën (VIDEO)