Epidemiologu jep lajmin e mirë për variantin “Omicron”: Është më pak riskues!(Detaje)

Një sërë ekspertësh dhe studimesh kanë treguar deri më tani që varianti “Omicron” i koronavirusit shkakton sëmundje më të lehtë se “Delta”. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, epidemiologu tregon se përpos studimeve të bëra në Afrikën e Jugut, Skoci dhe në Angli, rezultate të ngjashme pozitive vijnë edhe nga një studim i kryer në Kanada.

Advertisements

Siç shpjegon edhe Alimehmeti në postimin e tij, në këtë studim që u krye nga Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios u morën në studim 11.622 raste me Omicron dhe u krahasuan me 14.181 raste me Delta. Rastet me Omicron dhe rastet me Delta ishin njësoj për sa i përket moshës, gjinisë, vaksinimit, kohës së kaluar pas vaksinimit, rajonit dhe datës së fillimit të sëmundjes.

Autorët e studimit të kryer në Kanada kanë dalë në përfundimin se rezultatet e hulumtimit të tyre janë në një linjë me rezultatet e Afrikës së Jugut, Skocisë dhe Anglisë, ku të gjitha studimet tregojnë reduktim të ndjeshëm të riskut për shtrim në spital nga varianti Omicron.

Advertisements

“Omicron” duket se ka rëndesë më të ulët të sëmundjes qoftë për të vaksinuarit, qoftë për të pavaksinuarit.

Artikulli paraprakFitoi shumë para me sfidën në TikTok, Noizy bën gjestin e bukur(Foto)
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë! Tritòl në makinën 42-vjeçarit, dy të plagosur rëndë(Detaje)