E trishtë/ Ndahet sot nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së (Emri+Foto)

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se sot ka vdekur Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtar i UÇK’së, raporton Gazeta Express.

Advertisements

Klinaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Advertisements

Shkrimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit.

Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam ardhur për ty…”/ Albërije Hadërgjonaj ka një mesazh të rëndësishëm për Beatrixën
Artikulli tjetërKush janë 7 VIP-at shqiptarë që do të bëhen prindër në vitin 2022 (FOTOT)