Policia e Elbasanit ka arrestuar një 58-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Dh unë në familje”.
Advertisements
Në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas uniformave blu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisements
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!