Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qytet në Irlandë, ku trupi i pajetë i një personi është çuar në filialin e postës, në një përpjekje për t’i marrë pensionin.
Advertisements
Sipas “The Irish Times”, dy persona e mbajtën trupin e pajetë të një pensionisti deri te posta. Por kur stafi nisi të dyshonte ata e lëshuan përtokë dhe u larguan.
Gardaí (Policia irlandeze) është duke hetuar gjithashtu lidhur me rrethanat e vdekjes së pensionistit.
Advertisements
Televizioni RTE raportoi se një person kishte shkuar më herët në zyrën postare dhe kishte kërkuar të tërhiqte pensionin e një të moshuari, çka i thanë se s’mund ta bënte pa qenë prezent vetë pensionisti.