Në fillim të vitit të kaluar, pak javë pas ndarjes së këngëtares Jondia Maliqi nga aktori, Romeo Veshaj ishte krijuar një trekëndësh njësoj si me binjakun e tij, Donaldin me ish të dashuren, Bora Zemani dhe këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Advertisements
Në trekëndëshin e vitit e krijuar vitin e kaluar, ishte përfshirë edhe këngëtarja, Xheisara Frisku, e cila natën e mbrëmshme u bë pjesë e “Big Brother VIP”.
Xheisara kishte pasur një përplasje me Jonidën, teksa në media u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida. Ndërkohë që Romeo asokohe kishte deklaruar se nuk e njihte personalishtë atë.
Advertisements
Por, pak ditë më vonë këngëtarja e kishte ftuar publikisht Romeon që të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin.
Se si do të jetë raporti tashmë i Xheisarës me binjakun e Romeos, Donaldin brenda shtëpisë mbetet të shihet ditëve në vazhdim.