– Në spektaklin e kësaj të marte pritet që të hyjnë tre banorë të rinj. Deri tani është përfolur se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme dy femra dhe një mashkull.
Advertisements
Për momentin është aluduar vetëm për një emër dhe është fjala për moderatoren e njohur nga Kosova, Egzona Rafuna.
Advertisements
Ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News teksa po flitej për hyrjet e reja që do të bëhen sot në BB VIP, Fiorentina Halili bëri një deklaratë të fortë.
“Egzona Rafuna, e cila është gazetare nga Kosova që mund të futet sot në shtëpi. Vetëm për këtë kam dëgjuar të paktën deri në këto çaste”, tha moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni në lidhje me hyrjet e reja.
Në këto momente ndërhyn ish-banorja e “Big Brother” duke thënë: “Se mos i fusni Dj Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.
Kujtojmë se më herët është përfolur lidhja e Pajtimit me moderatoren, Ariana Berisha. Por ende nuk dihet nëse edhe ajo do të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Publikut nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm të presë spektaklin e mbrëmjes së sotme, për t’u njohur me banorët e rinj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!