E papritur! Çifti i njohur i jep fund martesës shumëvjeçare

William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre! Marrëdhënia e shumëdiskutuar e çiftit të famshëm ka qenë e mbushur me ulje dhe ngritje, për këtë arsye ky lajm nuk i befasoi ndjekësit.

Advertisements

Çifti u njohën në reality show-n e Telemundos “Protagonistas de Novela”.

Përmes një postimi në Instagram, William Levy konfirmoi ndarjen nga partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij.

Advertisements

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë publikimin nga Instagram Stories. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë.

Më vonë ai ka ndarë një tjetër Story, ku shkruan:

“Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!”

Elizabeth ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale. Po ashtu, përfaqësuesit e çiftit ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Artikulli paraprakE rëndë! Dhùnohet mjekja në Durrës
Artikulli tjetërTop Channel merr vendimin që nuk pritej për Noizyn, shihni se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP