DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
Advertisements
Sot, një pjesë e mediave bënë publik presionin e Erion Veliaj ndaj mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana ku me një fjalor të denjë për një ordiner dhe me banalitetin që karakterizon tërësisht atë si individ ai shpërfaqi fytyrën e vërtetë që fshihet pas maskës prej aktori që vesh sa herë del në publik.
Ajo është fytyra e vërtetë e Erion Veliaj, e kushdo që I ka dalë kundër e ka provuar.
Advertisements
Në atë material audio që dëgjohet nga të gjithë njeriu më i korruptuar në kryeqytet, Erion Veliaj, përdor fyerjet dhe shantazhet e ulëta karshi figurave të ndritura dhe me peshë të sportit dhe qytetit të Tiranës.
Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë ai do të përdorë çdo mjet të paligjshëm për ta zaptuar.
Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre.
Larg duart nga futbolli sepse ai është sporti i qytetarëve dhe Veliaj në fakt është përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS!
I ftoj anëtarët e shoqatës Tirona që të distancohen nga një njeri i lidhur me Ndraghetën dhe po aq dhe me mafien e plehrave pasi njerëz si ai e bëjnë pis këdo që i qëndron afër.
Veliaj dhe kushdo tjetër ta harrojnë që ne si qytetarë dhe si politikanë do ta falim atë dhe sërën e tij për këto sjellje të ulëta dhe të ndyra karshi Tiranës dhe figurave të nderuara të saj.