Aksidenti me humbje jete në Tunelin e Kalmiashit, reagon menjëherë Policia e Shtetit

FOTO ILUSTRUESE

Advertisements

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit në drejtim me Tiranës, ku dyshohet se ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Advertisements

Mësohet se një makinë me targa kosovare është përplasur me një mjet tjetër brenda në tunel, duke sjellë pasoja të rënda për pasagjerët.

Tuneli është bllokuar, ndërkohë Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës janë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, ka viktima dhe të plagosur!
Artikulli tjetërModeratorja zbulon të kaluarën e tij: ‘DJ Dagz bën sikur nuk më kujton’