Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa ka folur për deklaratën bombë të Spartak Brahos në lidhje me ngjarjet që mund të ndodhin në protestën e ditës së nesër.
Advertisements
Për Hasan, protesta e Sali Berishës mund të sjellë edhe akte dhune, por sipas tij selia e PD është përgatitur për çdo skenar.
Sa i përket deklaratës së Brahos, i cili tha se në protestë mund të vritet një deputet me inicialet E.A në PD, sipas Hasës kjo e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhune ekzistojnë.
Advertisements
“Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dhunë dhe urrejtje. Për të hakërryer ndaj njerëzve. Janë bërë këto thirrje. Skenari i dhunës do të dështojë. Janë të gjitha informacionet që po tentohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve.” tha Endri Hasa.