“Do të dëgjoni diçka që…”/ Berisha kërkoi që Shqipëria të çonte municione në Ukrainë, Rama bën paralajmërimin

Kryeministri Edi Rama duket se e ka dëgjuar fjalën e ish liderit të PD, Sali Berisha gjatë ditës së sotme. Berisha u rikthye në Kuvend pas 4 muajsh mungesë dhe tha se Shqipëria duhet të cojë municione në Ukrainë.

Advertisements

“Natyrisht, por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas. Jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.

Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht. Ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën”, tha Berisha.

Advertisements

Fjalën e tij e ka komentuar kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” duke paralajmëruar: “Dëgjova disa dokrra për Ukrainën, por në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë.”

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e premte, 28 janar 2022
Artikulli tjetër“Mbani frymën miq, Shakohoxha nuk është naiv”/ Çani: Mund të bëhet kreu i ri i FSHF-së