Meridiani për Beatrixin e Donaldin: Do ndahen 30 ditë pas daljes
Advertisements
Meridiani ishte së fundmi i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Mes të tjerash, ai foli dhe për marrëdhënien e Donaldit me Beatrix Ramosajn.
“Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa. Është shumë e dhënë, shumë e lidhur. Ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë. Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ato kanë lulëzuar”, u shpreh Meridiani.
Advertisements
Ish-konkurrenti shtoi se tani që e sheh romancën e tyre nga jashtë, mendon se maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen.