Dj Dagz dhe Einxhel kanë përfituar të qëndrojnë pak në privatësi pas spektaklit të mbrëmshëm live dhe teksa shijonin intimitetin së bashku, kanë biseduar.
Advertisements
Dagz ndihet sërish i zënë ngushtë në shtëpinë e Big Brother Vip dhe këtë ja ka shprehur partneres së tij.
“Dua të dal, nuk mundem më”, i thotë ai Einxhelit. Nga ana tjetër moderatorja e dëgjon dhe i kërkon të bëjë çdo gjë që të jetë i lumtur, për të vetëm kjo ka rëndësi.
Advertisements
Kujtojmë se DJ Dagz dhe DJ PM hynë së bashku në shtëpinë e Big Brother, dhe më pas u ndanë me votat e publikut që vendosën që Arbri të kthehej brenda sërish.
Me kthimin e tij në shtëpi, Dagz u afrua më së shumti me Einxhel, por duket se ende është në merak se si është pritur vendimi i tij jashtë te DJ PM, i cili duhet të vazhdojë dhe punën i vetëm.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një moment dobësie nga Dagz, apo ai në të vërtetë do të largohet nga shtëpia parakohe.