Detaje nga shpërthimi me tritol në Vlorë/ Policia: Pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit, ja ku ishte vendosur lënda plasëse

Polica ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku një mjet është dëmtuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në njërën nga gomat e përparme. Policia bën me dije se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit

Advertisements

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volksëagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.

Advertisements

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv në një makinë në qytetin bregdetar (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Qëllohet me armë 34-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit (EMRI)