‘Dështon’ SHBA/ Rusia dhe Ukraina në prag lufte, ja çfarë po ndodh

Këshilltarët politikë nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania, i ashtuquajturi grupi i Normandisë, do të takohen në Paris më 26 janar për një raund të ri bisedimesh për zgjidhjen e krizës dhe shmangien e konfliktit në Ukrainën lindore.

Advertisements

Pardje, një burim në presidencën ruse i tha agjencisë ruse të lajmeve Sputnik se takimi do të zhvillohej nesër, më 25 janar, duke shtuar se nënkryetari i presidencës ruse, Dmitry Kozak, do të përfaqësojë Rusinë në Paris. Sot, Mikhail Pontoliak, këshilltar i kreut të zyrës së presidentit ukrainas, sqaroi se takimi do të zhvillohet në Francë më 26 janar.

“Po, ashtu është, bisedimet do të zhvillohen më 26 janar në Paris”, tha burimi.

Advertisements

Bisedimet katërpalëshe do të zhvillohen në kuadrin e konfrontimit më të gjerë mes Rusisë dhe Perëndimit, me dhjetëra mijëra trupa ruse të vendosura pranë kufirit me Ukrainën.

Moska mohon planet për të pushtuar Ukrainën dhe thotë se Kievi po përgatitet të sulmojë rebelët e mbështetur nga Moska në provincat e saj lindore të shkëputura. Rusia u ka kërkuar gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të garantojnë se Ukraina nuk do të lejohet të bashkohet me bllokun ushtarak.

Për këto kërkesa janë zhvilluar bisedime joefektive midis Moskës dhe Uashingtonit.

Artikulli paraprakE fundit/ Ndërron jetë aktori i njohur turk i serialit “Ertogrul” dhe “Osman”
Artikulli tjetër“Nuk ia fal sa të kem jetë”/ Vrasja e Xhuljana Topallit, babai i saj paralajmëron autorin e krimit të rëndë!