Arbana Osmani tregoi për Open ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.
Advertisements
E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.
“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.
Advertisements
Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?
Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.
Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?
Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.
Arbana ka dhe një lajm ekskluziv për teleshikuesit: Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!