Iliri dhe Donaldi janë dy nga banorët më të komentuar të këtij “Big Brother VIP” dhe njëkohësisht të dy shihen si pretendentët kryesorë për ta fituar atë. Që në javët e para ata kanë patur një debat të ashpër dhe u kthyen në dy “kundëtshtarë” të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Advertisements
Teksa shumë banorë kanë zgjedhur të pozicionohen krah njërit apo tjetrit, të tjerë kanë mbetur mes tyre. Ky ishte edhe rasti i Monikës e cila deri para pak ditësh u komentua shumë se po ruante ekuilibrin me të dy duke mos mbajtur anën e askujt. Ndërkohë, së fundmi ka patur debate të forta me Ilirin duke bërë që të jetë më e afërt me Donaldin.
Teksa po rrinte me Ilirin dhe Arbrin ajo thotë se Donaldi dhe Iliri janë shokë të ngushtë dhe se kjo është thjesht lojë.
Advertisements
“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta.”- thotë ajo teksa të tre qeshin.