Këtë të enjte do të fillojë transmetimin në “Netflix” seriali i Georgina Rodriguez, ku modelja do të rrëfejë si është jeta e saj përralore me partner Cristiano Ronaldon.
Advertisements
“I Am Georgina”, quhet seriali në të cilin modelja do të tregojë si është “të mos kesh asgjë – dhe si është të kesh gjithçka”. Kjo për faktin që të gjithë e dinë se Georgina para se të lidhej me ylllin e futbollit, ishte një vajzë më shumë se e thjeshtë.
Ndërkohë që jo këmbëngul se nuk do ta harrojë kurrë familjen nga erdhi përpara “jetës së ëndrrave”, xhaxhi i vet pohon të kundërtën.Sipas tij, Jesus Hernandez (xhaxhi i Georginës) ishte ai që e rriti pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge.
Advertisements
Ai tha: “Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.”
Por jo vetëm xhaxhi, edhe motra e saj ka shprehur pakënaqësit për mediat.
“Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”
Ndërkohë xhaxhi i saj Jezus pretendon se ai ka rritur atë dhe motrën e saj, i ka mbajtur me veshje dhe ka paguar faturat e tyre ndërkohë që merrte vetëm 650 £ në muaj.
Ndërkohë vetëm koleksioni i bizhuve të Georginës sot vlerësohet me rreth 3 milion euro, 100 mijë euro i kushton vetëm një çantë dhe 2600 euro shpenzoi për të patur n jë mace. Për mos të folur për vilat, banesat dhe makinat super luksoze, transmeton Albeu.com.
Xhaxhi i saj shprehet: I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj.
Por Cristiano Ronaldo është shprehur gjithmonë për mediat shumë i lumtur për partneren e tij e cila e plotëson:
“Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar. Ajo është padyshim një partnere besnike dhe nënë e përkushtuar. Geo më ka ndihmuar kaq shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë jam shumë e pasionuar për të.Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të.”