Jehona e Big Brother ka kaluar kufijtë. Dy personazhe të Big Brother Vip, Einxhel dhe Dagz kanë përfunduar në mediat zvicerane. Ka qenë gazeta e famshme ‘20 Minuten’ e cila në një postim në Instagram, ka publikuar një imazh të dy prej banorëve të Big Brother VIP Albania.
Advertisements
Mënyra se si kjo fotografi ka përfunduar aty është se media në fjalë i ka pyetur lexuesit e saj, se çfarë pëlqejnë të shikojnë në ekran, por që iu vjen turp që e shikojnë?
Advertisements
Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet: Një nga ta është shprehur se i vjen turp që shikon ngjarje si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, teksa një tjetër ka thënë se është seriali për fëmijë “Dragon Ball”, të cilin turpërohet që e shikon akoma, me siguri shkaku i moshës.
Ndërkohë, një prej lexuesve të “20 Minuten” me siguri shqiptar, duket se ka dhënë si përgjigje spektaklin Big Brother VIP, si një spektakël që e shikon, por që i vjen turp që e shikon për shkak të përmbajtjes ose formatit.
“Cila është kënaqësia që ju bën të ndiheni në faj? Nga ana tjetër, një psikolog biznesi mendon se njerëzit duhet t’iu qëndrojnë besnikë kënaqësive të tyre fajtore. Por shumë heshtin nëse do të zbulohej se u pëlqen të shikojnë një telenovelë. E njëjta gjë vlen edhe për lojërat, librat ose muzikën”, ka shkruar media zviceriane në postimin e fotografive.