Çfarë po ndodh? Ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën

Pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë nisur një trajnim përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe kjo do të zgjasë deri pas përfundimit të Krishtlindjeve ortodokse.

Advertisements

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, trajnimi po realizohet “me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake”.

Sipas kësaj ministrie, fokusi është në ushtrimin e operacioneve luftarake në rast “të një sulmi ndaj forcave serbe”.

Advertisements

“Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative (kufirit me Kosovën v.j.) në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjell portali “Kossev”./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇështja për ish-ministrin Saimir Tahiri, gjyqtarja merr vendimin e papritur!
Artikulli tjetërDëshmitari rrëfen çastet e tmerrit/ ‘Erion Çela vdiq në prehrin e gruas shtatzënë, ajo lutej për ndihmë’